Site icon Telegrafi

“Arsenali duhet të blejë disa lojtarë të mëdhenj”, ish-kapiteni këshillon klubin londinez

Ish-kapiteni i Arsenalit, William Gallas, ka paraqitur planet e tij të transferimit për klubin londinez, i cili ishte afër titullit të Ligës Premier këtë sezon.

Ish-qendërmbrojtësi i Topçinjve po fliste për skuadrën nga Emirates Stadium që dështoi në garën për titull këtë sezon.

Pavarësisht se drejtoi ligën për pjesën më të madhe të sezonit, Arsenali përfundimisht dështoi për shkak të dominimit të Manchester Cityt.

“Unë mendoj se Arsenali duhet të rekrutojë shumë lojtarë”, ka thënë fillimisht Gallas për Genting Casino.

“Ata kanë nevojë për një mbrojtës të majtë, një mbrojtës të djathtë. Ben White nuk është mbrojtës i djathtë – mendoj se ne e kemi parë këtë në ndeshjet e vështira”.

“Kur Arsenali ka luajtur me kundërshtarë më të mirë, ai ka luftuar për të pasur ndikim në pjesën sulmuese të lojës. Mendoj se kjo është për shkak se ai është një qendërmbrojtës që luan jashtë pozicionit”.

“Mendoj se Arsenali duhet të nënshkruajë një qendërmbrojtës me përvojë. Unë e kam thënë këtë shumë herë: Arsenali kishte nevojë të nënshkruante një qendërmbrojtës me përvojë vetëm në rast se njëri nga Gabriel ose Saliba do të lëndohej, gjë që për fat të keq ndodhi”.

Lexo po ashtu Si mund të rreshtohet Arsenali nëse Granit Xhaka dhe Partey largohen - ndërsa transferohen tre yje

“Unë mendoj se Arsenali duhet të shtojë edhe një lloj tjetër sulmues. Mendoj se Arsenali mund të shikojë të shtojë një mesfushor më shumë, por para se ta bëjnë këtë, ata duhet të mendojnë për të shtuar një mbrojtës të djathtë të mirë, një mbrojtës të majtë të mirë – lojtarë që dinë të mbrohen”.

“Ata kanë nevojë për një qendërmbrojtës. Arsenali nuk mund të shkojë në sezonin e ardhshëm pa shtuar një qendërmbrojtës me përvojë, sepse nëse njëri prej Saliba ose Gabriel lëndohet, ata janë në telashe”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Exit mobile version