Site icon Telegrafi

Arsenali dominon derbin me Liverpoolin: Arteta më brilant se Klopp me taktika

Arsenali e ka mposhtur në mënyrë spektakolare Liverpoolin me rezultat 3-2 në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.

Qysh në minutën e parë, Topçinjtë kaluan në epërsi me anë të Gabriel Martinellit që u asistua prej Martin Odegaardit.

Por, The Reds u rikthyen fuqishëm, pasi Darwin Nunez (34’), realizoi për 1-1 me një asistim të Luiz Diaz.

Mirëpo, kur po përfundonte pjesa e parë, Arsenali e riktheu epërsinë me golin e Bukayo Sakas në minutën e 45+5-të, me Martinellin në rolin e asistuesit.

Në 45 minutat e dytë, u shënuan edhe dy gola të tjerë, ndërsa derbi ishte në klubin e tij.

Liverpoolio sërish e baraoi rezultatin, tani me anë të Roberto Firminos, që realizoi në minutën e 53-të, me një asistim të Diogo Jotas.

Arsenali nuk u demoralizua dhe e riktheu për herë të dytë epërsinë, me Sakan që realizoi nga penalltia në minutën e 76-të.

Djelmoshat e Mikel Artetas ia dolën të mbanin epërsinë, për t’i marrë pikët e plota.

Pas javës së dhjetë, Arsenali vazhdon të jetë lider me 24 pikë, ndërsa Liverpooli gjendet në vendin e dhjetë me dhjetë sosh, ndërsa në xhiron e 11-të do skuadra londineze takohet me Leedsin, e Liverpooli takohet me Manchester Cityn. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version