Klubet e mëdha angleze, Arsenali dhe Manchester Unitedi thuhet se kanë bërë oferta për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.
Sulmuesi uruguaian është jashtë kontratës në fund të sezonit aktual, pra në verë dhe tashmë po komploton veprimin e tij të radhës.
Sipas mediumit El Chiringuito, dyshja e Ligës Premier, United dhe Arsenali, si dhe Interi, kanë lëvizur të gjithë për ish-yllin e Napolit.
Interesimi i Topçinjve vjen pas raporteve në rritje për largimin e mundshëm të Pierre-Emerick Aubameyang, pavarësisht se sulmuesi insiston se është i angazhuar në klub.
Unitedi në anën tjetër po kërkon në mënyrë të dëshpëruar një sulmues në afatin e dimrit, pasi kanë humbur garën për nënshkrimin e Erling Haaland dhe Mario Mandzukic.
Sidoqoftë, Atletico Madridi vlerësohet si favorit për nënshkrimin e Cavanit, me kushtet personale që tashmë thuhet se janë arritur. /Telegrafi/