Ebrima Darboe ka debutuar këtë edicion me Romën, ku ndeshja e tij e parë ishte ndaj Sampdorias.
Talenti i ri afrikan u fut në lojë në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës ndaj Manchester United ku menjëherë ra në sy falë lojës fantastike që zhvilloi.
Pas asaj ndeshje djaloshi i talentuar ka luajtur rregullisht me Romën dhe është vlerësuar lartë për paraqitjet e tij.
Dy gjigantët anglez, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë duke monitoruar situatën e Darboes te Roma.
19-vjeçari ka kontratë me Giallorosët deri në vitin 2023, ku fiton një pagë solide prej 50 mijë eurove në vit.
Gjithsesi në kampin e Giallorosëve janë të vetëdijshëm se kanë një lojtar me të ardhme të ndritur në radhët e veta dhe janë duke i përgatitur një kontratë të re ku paga e tij do të shumëfishohej.
Përkundër interesimit nga skuadrat angleze, Darboe është i vendosur të qëndrojë te Roma pasi është entuziast për të punuar me trajnerin Jose Mourinho.
Agjenti i tij ditë më parë tha se do të takohet me drejtuesit e Romës për kontratën e re dhe se lojtari i tij synon që të bëhet një lider te Roma në të ardhmen siç ishte Daniele De Rossi.
Mesfushori defensivë këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje me ekipin e parë të Romës, derisa me juniorët ka luajtur 18 ndeshje ku ka shënuar pesë gola e ka bërë dy asistime. /Telegrafi/