Telegrafi

Arsenali dhe PSG kryesojnë garën për Lacazetten

Arsenali dhe Paris Saint-Germaini raportohet se janë duke udhëhequr garën për transferimin e Alexandre Lacazettes nga Lyoni.

25-vjeçari kaloi në formë të shkëlqyer sezoneve të fundit dhe ka rënë në sytë e gjigantëve evropianë pasi realizoi 75 herë në tre sezonet e fundit.

Tottenhami dhe West Hami besohet se kanë shprehur interesim për të, por, sipas “L’Equipe”, francezi është duke kërkuar klub më të madh.

Arsenali dhe PSG tani raportohet se janë gati për të paguar shifrën që Lyoni po kërkon.

Lacazette është pjesë e Lyonit që nga mosha 12-vjeçare.