Rivaliteti mes Arsenalit dhe Chelseat nuk është vetëm në fushë, por edhe jashtë saj sa i përket transferimit të një mbrojtësi.
Ousmane Diomande është një nga mbrojtësit më premtues në Evropë dhe ai me vetëm 19 vite po shkëlqen me Sportingun e Lisbonës në Portugali dhe Evropë.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka zgjuar interesimin e dy gjigantëve londinezë të cilët e kanë në listën e dëshirave.
Megjithatë transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë si për Chelsean ashtu edhe për Arsenalin, pasi lojtari ka një klauzolë largimi.
19-vjeçari iu bashkua Sporting Lisbonës këtë vit për 7,5 milionë euro nga Midytjlland, ndërsa ka klauzolë largimi prej 80 milionë euro.
Dy gjigantët londinezë janë interesuar për lojtarin, megjithatë përgjigja e Sporting ka qenë se Diomande mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e tij e largimit.
Talenti afrikan ka kontratë deri në vitin 2027 me Sportingun, derisa këtë edicion në 16 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/