Mbrojtësi i krahut i Oostende, Jordan Lukaku, pritet ta vazhdojë karrierën në Londër.
Vëllai i vogël i Romelu Lukakut është duke u kërkuar edhe nga Arsenali edhe nga Chelsea.
Sipas Don Balon, të dyja klubet londineze do të bëjnë ofertë për belgun në afatin kalimtar veror.
21-vjeçari ka luajtur edhe për Belgjikën gjatë këtij viti dhe pritet ta vazhdojë karrierën në skenën e madhe.
Jordan e ka vizituar shpesh Chelsean kur Romelu ishte pjesë e Bluve. /Telegrafi/