Arsenali po planifikon të dërgojë një ofertë për sulmuesin anësor të Atletico Madridit, Yannick Carrasco.
Sipas Calciomercato.com thotë se Arsenali dhe Bayern Munich janë të interesuar për shërbimet e reprezentuesit belg.
Arsenali e sheh Carrascon si një alternativë të sulmuesit Alexis Sanchezin, transmeton Telegrafi.
Gjersa bavarezët po përpiqen të gjejnë zëvendësuesin e Douglas Costas, i cili pritet të largohet drejt Juventusit
Vlera aktuale e lojtarit në tregun e transferimeve kap shifrat prej 40 milionë eurove, të cilat nuk janë problem për gjigantët evropian.
Carrasco kujtojmë se ka luajtur këtë sezon 53 ndeshje duke shënuar 14 gola dhe ka pasur pesë asistime. /Telegrafi/