Mesut Ozil nuk është duke kaluar momentet e tij më të mira te Arsenali.
Mesfushori gjerman nuk është në planet e trajnerit Unai Emery i cili nuk po e aktivizon si titullar atë.
Kjo situatë nuk po i pëlqen turko-gjermanit që ka kërkuar largimin nga klubi anglez.
Dy skuadrat italiane Inter dhe Milan kanë shprehur interesim për mesfushorin ofensivë, por duket se asnjëra nuk është në planet e gjermanit.
Kësisoj drejtuesit e Arsenalit janë takuar me ata të gjigantit gjerman Bayern Munich.
Mediat angleze dhe ato gjermane kanë raportuar se dy klubet kanë filluar bisedimet për shkëmbimin e dy lojtarëve Mesut Ozil dhe James Rodriguez.
Si Ozil ashtu edhe Rodriguez nuk është i kënaqur me gjendjen e tij në Munich dhe mund të largohet.
Ky shkëmbim i bujshëm mes dy lojtarëve të mëdhenj mund të ndodh gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/