Site icon Telegrafi

Arsenali dhe Atletico Madrid arrijnë marrëveshje për një shkëmbim të bujshëm

Arsenal dhe Atletico Madrid kanë arritur një marrëveshje të madhe shkëmbimi.

Ka qenë gazeta prestigjioze spanjolle AS që ka zbuluar se Topçinjtë dhe Los Colchoneros do të bëjnë një shkëmbim të madh.

Fjala është për dy sulmuesit francez, Alexandre Lacazette i Arsenalit që pritet të kalojë te Atletico Madrid, ndërsa në anën e kundërt të shkoj anësori Thomas Lemar.

Gjiganti spanjoll ishte interesuar në janar për transferimin e Lacazettes, por në fund palët nuk gjetën gjuhë të përbashkët.

Në anën tjetër Thomas Lemar nuk ka arritur të ambientohet me futbollin spanjoll dhe pëlqehet prej vitesh nga Arsenali.

Gjithnjë sipas AS dy klubet tanimë kanë gjetur marrëveshjen për këtë shkëmbim që pritet të zyrtarizohet pas përfundimit të kampionateve La Liga e Ligën Premier.

Arsenali në anën tjetër vazhdon të bisedojë me drejtuesit e Atleticos edhe për mesfushorin Thomas Partey.

26-vjeçari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Mikel Arteta dhe Topçinjtë janë gati të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për të. /Telegrafi/

Exit mobile version