Telegrafi

Arsenali dhe Atletico interesohen për Jonathan Tah, mbrojtësi gjerman ka klauzolë largimi

Jonathan Tah mund të largohet nga Bayer Leverkuseni gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi gjerman ka shkëlqyer në vitet e fundit me klubin gjerman dhe tani për të po interesohen skuadrat e mëdha.

Sport Bild ka raportuar se Arsenali dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit.

Mediumi gjerman ka mësuar se në kontratën e lojtarit është edhe një klauzolë largimi.

Jonathan Tah. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Leverkusen i ka vendosur klauzolë largimi prej 38 milionë eurove yllit të tyre dhe nëse Arsenal dhe Atletico e duan atëherë duhet paguhet klauzola e tij.

Reprezentuesi gjerman ka një kontratë me ‘Farmacuetikët’ deri në qershor të vitit 2023.

Tah këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat me Leverkusenin ku ka qenë shtylla e mbrojtjes së klubit gjerman. /Telegrafi/