Arsenali ka dështuar të shënojë fitore kundër Crystal Palace (2-2) në takimin e zhvilluar në Emirates Stadium, përkundër se pati avantazh të dyfishtë.
Vendasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e shtatë me golin e Sokratis Papastathopoulos, i cili u asistua me kokë nga Granit Xhaka. Topçinjtë e dyfishuan shumë shpejt rezultatin (9′), pasi David Luiz realizoi duke u asistuar nga Alexandre Lacazette.
Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan. Luka Milivojevic e ngushtoi rezultatin nga pika e bardhë (31′) dhe me rezultat 2-1 u mbyll pjesa e parë.
Në gjysmën e dytë, Jordan Ayew i nivelizoi shifrat (52′) duke e shënuar golin e barazimit për vizitorët.
Sokratis e futi edhe një herë topin në rrjetë në minutën e 84, por goli u anulua pas konsultimit të VAR-it, ashtu që nikoqirët u mjaftuan me një pikë nga ky takim.
Pas këtij barazimi, Arsenali dhe Crystal Palace i kanë ruajtur pozitat respektive, pesë dhe gjashtë, në tabelën e Ligës Premier. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KA6jooAcDng
https://www.youtube.com/watch?v=yGg-DHE7BBs