Telegrafi

Arsenali dëshiron Zaniolon e Romës

Nicolo Zaniolo (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Arsenali thuhet se ka folur me agjentin e talentit Nicolo Zaniolo, por Roma mbetet e vendosur të mbajë në skuadër mesfushorin me tipare sulmuese.

Zaniolo ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar që nga transferimi i tij në verë nga Interi, si pjesë e marrëveshjes për Radja Nainggolan.

Paraqitjet e tij të mira, me gola dhe asistime kanë bërë që shumë skuadra evropiane të vihen pas tij.

Lexo po ashtu Babai i Zaniolos tregon se si djali i tij ishte një hap afër kalimit te Juventusi

Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, drejtuesit e Arsenalit, Unai Emery dhe Raul Sanllehi kanë arritur tek Claudio Vigorelli, i cili përfaqëson Zaniolo.

Zaniolo ka shënuar një supergol ndaj Sassuolos (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Topçinjtë janë të interesuar në nënshkrimin e 19-vjeçarit për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, gazetari Schira thotë se Roma përveç se donë të mbaj lojtari, dëshiron edhe t’ia zgjas kontratën e tij deri në vitin 2024.

Lexo po ashtu Real Madridi shpreh interesim për Zaniolon e Romës

Zaniolo është gjithashtu cak i thashethemeve për një interesim nga Real Madridi.

Ai gjithashtu u bë vetëm lojtari i katërt ndonjëherë që fiton një ftesë nga Kombëtarja e Italisë para se të debutonte në Serie A në shtator. /Telegrafi/