Arsenali thuhet se ka folur me agjentin e talentit Nicolo Zaniolo, por Roma mbetet e vendosur të mbajë në skuadër mesfushorin me tipare sulmuese.
Zaniolo ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar që nga transferimi i tij në verë nga Interi, si pjesë e marrëveshjes për Radja Nainggolan.
Paraqitjet e tij të mira, me gola dhe asistime kanë bërë që shumë skuadra evropiane të vihen pas tij.
Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, drejtuesit e Arsenalit, Unai Emery dhe Raul Sanllehi kanë arritur tek Claudio Vigorelli, i cili përfaqëson Zaniolo.
Topçinjtë janë të interesuar në nënshkrimin e 19-vjeçarit për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, gazetari Schira thotë se Roma përveç se donë të mbaj lojtari, dëshiron edhe t’ia zgjas kontratën e tij deri në vitin 2024.
Zaniolo është gjithashtu cak i thashethemeve për një interesim nga Real Madridi.
Ai gjithashtu u bë vetëm lojtari i katërt ndonjëherë që fiton një ftesë nga Kombëtarja e Italisë para se të debutonte në Serie A në shtator. /Telegrafi/