Paraqitjet e mira në Kampionatin Botëror gjithmonë shpaguhen për lojtarët.
Ky i fundit i mbajtur në Rusi duket se do t’i sjell hapa para në karrierë Steven N’Zonzit.
Sipas France Football, Arsenali ka shfaqur interesim serioz për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez të Sevillas.
Duke iu referuar burimit të lartpërmendur Topçinjtë tashmë kanë filluar bisedimet për 29-vjeçarin.
Problemi i vetëm është klauzola e tij prej 40 milionë eurosh.
Palët janë në fazën fillestare të bisedimeve, por çdo gjë është në rrugë të mirë për t’u finalizuar.
N’Zonzi është pjesë e Sevillas në tri sezonet e fundit, ku ka pasur të punojë kështu me trajnerin aktual të Arsenalit, Unai Emery.
Por, duhet theksohet se ai e njeh mjaft mirë Ligën Premier, pasi në të kaluarën ka luajtur për Stoke Cityn dhe Blackburn Rovers. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lvsDvPkFANY