Arsenali është duke e monitoruar situatën e Mario Gotzes te Borussia Dortmundi – bën të ditur gazeta gjermane, Bild.
Futbollisti që luan në mesfushë heziton ta nënshkruajë kontratën e re me klubin aktual, prandaj opsioni i largimit është më se i mundur.
Kontrata e 26-vjeçarit do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa klubet që i duan shërbimet e tij mund t’i nisin bisedimet që në janar.
Mirëpo, BVB nuk dëshiron që lojtari të largohet me parametrat zero, prandaj i ka kërkuar zgjatjen e kontratës.
Gotze është i pakënaqur me kushtet e ofruara nga Dortmundi, prandaj deri më tani ka refuzuar ta nënshkruajë kontratën e re.
Ndërkohë, edhe klubi nuk dëshiron t’ia japë pagën që ai e kërkon, dëshirë të cilën Arsenali është i gatshëm t’ia plotësojë. /Telegrafi/