Arsenali po kërkon transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Jose Gimenez.
Atletico Madrid i kanë thënë Arsenalin që duhet të paguajnë 46 milionë euro në qoftë se ata duan të nënshkruajnë me mbrojtësin Jose Gimenez.
Gazeta spanjolle AS citon atë angleze Daily Mail, duke pohuar interesimin e Topçinjve në reprezentuesin uruguaian, me Arsene Wengerin, i cili e sheh të domosdoshëm transferimin e një qendërmbrojtësi pas lëndimeve të shumta në këtë repart.
Trajneri francez është duke u përpjekur për të folur me Valencian rreth shitjes së Shkodran Mustafit, por edhe Liverpooli thuhet të jetë konkurrent për mbrojtësin e Gjermanisë.
Megjithatë, Arsenali më shumë dëshiron transferimin e Mustafit, pasi është dukshëm më i lirë, me 35 milionë euro dhe me përvojë më të madhe, por një dështim i mundshëm do të bënte që Arsenali të dërgoj këtë mega ofertë për të sjell Gimenezin në Emirates. /Telegrafi/