West Bromwich Albion dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë mysafir të WBA-së në takimin e vlefshëm për javën e 17-të, takim që zhvillohet në stadiumin The Hawthorns me fillim nga ora 21:00.
Ekipi i Mikel Artetas vjen nga dy fitore radhazi dhe synon të tretën për tu ngjitur edhe më lartë në tabelë pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit.
👊 First matchday of 2021! 🔴
🆚 @WBA
🏟 The Hawthorns
🏆 @PremierLeague
🕗 Kick-off: 8pm (UK time)#️⃣ #WBAARS pic.twitter.com/Iyl1T78gG0
— Arsenal (@Arsenal) January 2, 2021
Nga ana tjetër, vendasit kanë vetëm një fitore nga 16 ndeshjet e para të sezonit dhe do të ishin shumë të kënaqur edhe me një pikë nga ky takim.
Trajnerët e të dyja skuadrat kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Arsenali nga minuta e parë luan Granit Xhaka.
WBA: Johnstone; Furlong, Ajayi, O’Shea, Ivanovic, Sawyers; Pereira, Phillips, Gallagher, Diagana; Robinson
Arsenal: Leno; Bellerin, Holding, Mari, Tierney; Xhaka, Ceballos; Saka, Smith Rowe, Aubameyang; Lacazette;
/Telegrafi/