Telegrafi

Arsenali i cakton çmimin e largimit mesfushorit Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Henrik Mkhitaryan është huazuar te Roma në verën e vitit 2019 nga Arsenali.

Topçinjtë kishin vendosur për një huazim të thjeshtë një vjeçar pa përfshirë klauzolë blerje nga Roma.

Por Giallorosët janë duke dashur ta blejnë kartonin e lojtarit armen dhe tanimë kanë nisur bisedimet me Arsenalin.

31-vjeçari edhe pse pati probleme me lëndime ka zhvilluar 12 ndeshje me Romën në të gjitha garat duke shënuar katër gola dhe duke bërë një asistim.

Henrikh Mkhitaryan. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

The Sun raporton tani se Arsenali nuk është i interesuar ta mbajë më Mkhitaryanin dhe ka vendosur edhe çmimin e largimit të tij.

Roma, por edhe skuadra tjera të interesuara për të duhet të paguajnë 20 milionë euro për transferimin e Mkhitaryanit.

Giallorosët mbetën ekipi favorit për të nënshkruar me lojtarin, mirëpo për të interesim ka pasur edhe nga skuadrat gjermane. /Telegrafi/