Napoli duhet të vendosë shpejt nëse dëshiron ta mbajë në skuadër portierin David Ospina.
Kolumbiani është i huazuar te klubi italian, ndërsa opsioni për blerjen e kartonit të tij skadon të shtunën.
The Sun raporton se Arsenali ia ka bërë me dije Napolit se duhet të vendosë deri në fundjavë nëse dëshiron ta blejë ose jo portierin.
Në ndërkohë, Partenopei akoma nuk e ka informuar klubin anglez në lidhje me vendimin për ta blerë apo për ta kthyer lojtarin.
Në rast se vendos ta blejë, Napoli duhet të paguajë 3.1 milionë funte (3.5 milionë euro) për Ospinan. /Telegrafi/