Arsenal këtë javë do të bënë një ofertë për mbrojtësin e Bayern Munichut, Medhi Benatia.
Trajneri Arsene Wenger beson se ish-ylli i Romës do të ishte ideal për mbrojtën e tij, edhe pse ai gjatë dy sezoneve të fundit në Gjermani nuk ka treguar suksesin e pritur.
Me ardhjen e Mats Hummels nga Borussia Dortmundi, Benatia dëshiron largimin pasi vendi në formacionin startues është pothuajse i pamundur.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve
Sipas RMC, brenda javës Topçinjtë do të bëjnë ofertë për 29-vjeçarin, i cili shikohet si bashkëlojtari perfekt për Laurent Koscielny. /Telegrafi/