Site icon Telegrafi

Arsenali bindshëm ndaj Rennesit, Topçinjtë kalojnë në çerekfinale të EL

Arsenal. (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka përmbysur skuadrën franceze, duke e mposhtur me rezultat 3-0 për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Arsenali e nisi mirë ndeshjen dhe vetëm pas pesë minutave lojë arriti të shënonte golin e parë.

Ishte sulmuesi gabonez, Pierre Emerick Aubameyang që shënoi nga afërsia pas asistimit nga Ramsey për 1-0.

Në minutën e 15-të, Arsenali e dyfishoi rezultatin, kur kësaj radhe Aubameyang asistoi për Maitland – Niles që realizoi me kokë për 2-0.

Ainsley Maitland-Niles dhe Pierre-Emerick Aubameyang. (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Me epërsinë prej dy golave të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Arsenali nuk u ndal as në pjesën e dytë duke sulmuar vazhdimisht portën e mysafirëve.

Mbrojtësi i majtë boshnjak, Sead Kolsinac harkoi bukur në zonë ndërsa më së miri u gjend Aubameyang që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin (3-0).

Arsenal. (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Topçinjtë kanë mundur ta ngritin edhe më shumë epërsinë, por sulmuesi gabonez Aubameyang humbi dy raste të mira shënimi nga afërsia për të mbetur rezultati 3-0.

Deri në fund të ndeshjes, Rennes tentoi të shënonte golin që do t’i dërgonte në vazhdime por një gjë të tillë nuk ia arritën.

Kësisoj Topçinjtë sigurojnë çerekfinalen në Ligën e Evropës pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 4-3. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=CVQoHOlbEIo

https://www.youtube.com/watch?v=rNFMrlAs8uI

 

https://www.youtube.com/watch?v=XqjivjvlzI4

Exit mobile version