Arsenali njoftohet se i ka ofruar menaxherit të përgjithshëm të Juventusit, Beppe Marotta, një rrogë prej 3.5 milionë eurosh për t’u bërë drejtor i ri i tyre.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Marotta nuk ka gjasa të rinovojë kontratën dhe ai zyrtarisht lë Juventusin më 25 tetor.
Po ky medium raporton gjithashtu se Marotta tashmë ka marrë një propozim të rëndësishëm nga Arsenali.
Oferta e Arsenalit thuhet se është për 500 mijë euro më e lartë sesa ajo që Interi kishte përgatitur për 61-vjeçarin.
Megjithatë, gazeta beson se Marotta është më afër Nerazzurrëve sesa ekipit nga Londra e Veriut.
Kjo sipas tyre pasi ishte një histori e mëparshme e rivalëve të Zonjës së Vjetër që tashmë kishin biseduar me italianin dhe kanë një ujdi verbale.
Arsenali, nga ana e tyre, po kërkon një drejtor të ri pasi e humbën Ivan Gazidisin, i cili kaloi te Milani. /Telegrafi/