Arsenali është i interesuar ta përforcojë repartin ofensivë për sezonin e ri.
Kur kanë mbetur edhe një javë deri në fillimin e edicionit të ri në Ligën Premier, Topçinjtë duan ta përforcojnë sulmin.
Anësori i Lazios, Joaquin pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta që dëshiron ta transferojë në Emirates Stadium.
Madje mediat angleze kanë raportuar se Topçinjtë tanimë kanë bërë ofertën e parë zyrtare prej 20 milionë eurove.
Lazio është duke e shqyrtuar këtë ofertë, derisa vet lojtari ka pranuar transferimin në Angli.
26-vjeçari pati një sezon të mirë me Lazion, ku edicionin e kaluar realizoi 11 gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 38 ndeshje zyrtare.
Arsenali mbetet favorit për transferimin e tij, derisa në garë mbetën edhe skuadrat tjera angleze si Tottenham Hotspur, Everton dhe Leicester City. /Telegrafi/