Arsenali ka bërë një ofertë për mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling, i cili është i huazuar te klubi italian, Roma.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Topçinjtë kanë bërë një ofertë dhe u kanë kërkuar rivalëve të tyre “informacion” në lidhje me një marrëveshje të mundshme gjatë verës.
Mbrojtësi i huazuar te Roma është kthyer momentalisht në Angli për të qenë më afër anëtarëve të familjes pas pandemisë së coronavirus.
Evertoni është gjithashtu duke planifikuar një transferim të mbrojtësit anglez pas kthimit të tij në formë në Serie A.
Roma po kërkon ta kthejë huazimin në një marrëveshje të përhershme këtë verë, por thuhet se janë të tronditur nga çmimi i kërkuar prej 25 milionë eurove.
Italianët kanë kërkuar nga Djajtë e Kuq të negociojnë një tarifë më të ulët për transferimin e anglezit. /Telegrafi/