Telegrafi

Arsenali befason me ofertën për Higuainin, por kinezët çmenden duke e bërë më të paguarin në botë

Gonzalo Higuainin nuk e duan në Argjentinë, por në Evropë e Azi po çmenden pas tij.

Sulmuesi i Napolit kërkon të ndryshojë skuadër dhe tashmë shumë klube janë vënë në radhë, edhe pse ofertë zyrtare për momentin ka bërë vetëm Arsenali, që e ka shumë seriozisht.

Sot raportohet se klubi londinez është i gatshëm të jap 60 milionë euro, plus sulmuesin e kombëtares franceze Olivier Giroud.

Ky i fundit është titullar tek Arsenali dhe Franca, por asnjëherë nuk ka bindur plotësisht dhe në Angli nuk e vlerësojnë si sulmues të klasit botëror, ndërsa tani duket se edhe Arsen Wenger është bindur se Higuain është dukshëm superior dhe i vetmi që mund të çojë “Topçinjtë” në krye të Ligës Premier.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

Sulmuesin argjentinas tashmë mund të jetë lojtari më i paguar në botë, pasi për të ka zëra edhe nga Azia e largët.

Një klub kinez i ka ofruar atij 50 milionë euro në sezon për tu bërë pjesë e tij, një shumë kjo që do e bënte argjentinasin futbollistin më të paguar në botë.