Site icon Telegrafi

Arsenali, Bayerni dhe Napoli do të dënohen nga UEFA

Arsenali dhe Bayern Munichu do të dënohen nga UEFA për sjelljet e tifozëve në ndeshjen e të martës në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët do të dënohen për gjësendet e hedhura, pasi tifozët e tyre shkaktuan ndërprerjen e lojës duke hedhur letra në stadiumin Emirates.

Lexo po ashtu Spektakël bavarez në Emirates, Arsenali eliminohet në mënyrë të turpshme me 10 gola të pranuara (Video)

Topçinjtë i pret dënimi duke qenë se një tifoz hyri në fushë, në humbjen prej 5-1 që i shkaktoi eliminimin turpërues ekipit të Arsene Wenger (me rezultat të përgjithshëm prej 10-2).

Procedura disiplinore do të ndërmerren edhe ndaj Napolit për shkak të sjelljeve të tifozëve në humbjen nga Real Madridi.

Lexo po ashtu Reali shuan entuziazmin e Napolit, vazhdon në çerekfinale (Video)

Klubi italian përballet me katër akuza: përdorim të laserit, bllokim i shkallëve, hedhje të gjësendeve dhe hedhje fishekzjarrësh.

Të gjitha rastet do të vendosen më 23 mars nga UEFA. /Telegrafi/

Exit mobile version