Site icon Telegrafi

Arsenali i bashkohet top skuadrave në garë për Arthur Vermeeren

Arthur Vermeeren është një nga futbollistët e rinj më të mirë në Evropë dhe ai po shkëlqen në dy vitet e fundit me Royal Antwerpin.

Mesfushori i talentuar belg falë paraqitjeve fantastike me Antwerpin ka zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane, përfshirë Barcelonën, Bayern Munichun, Liverpoolin e Borussia Dortmundin.

Arsenali është skuadra e fundit që është futur në garë për t’i fituar shërbimet e mesfushorit belg dhe tanimë ka filluar kontaktet e para me familjen e futbollistët të cilat e menaxhojnë atë.

18-vjeçari luan me një qetësi shumë të madhe në mesfushë dhe ai shihet si një investim shumë i madh për të ardhmen.

Vermeeren këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje zyrtare ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Lexo po ashtu Arsenali parakalon Barcelonën në garën për të nënshkruar me talentin 18-vjeçar belg

Antwerp vështirë se do të mund ta mbajë në radhët e veta yllin belg dhe janë të gatshëm ta shesin, por vetëm nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro.

Në janar pritet të jetë një garë e ashpër për mesfushorin, por duket se Vermeeren do të bëj një hap gjigant në karrierën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version