Telegrafi

Arsenali i bashkohet garës me skuadrat tjera për Nainggolanin

Nainggolan njëri ndër kryesorët te Roma

Radja Nainggolan kishte një rënie të formës së tij në mes të sezonit me Romën.

Por në ndeshjet e fundit të kampionatit dhe në Ligën e Kampionëve, belgu ka rikthyer formën e tij të mirë.

Ndaj Spal në javën e kaluar Nainggolan shënoi një gol të bukur, ndërkohë edhe në gjysmëfinale ndaj Liverpoolit ishte futbollisti më i mirë i Romës.

Kësisoj skuadrat angleze kanë zgjuar interesimin për transferimin e belgut në Ligën Premier.

Daily Star ka shkruar se Arsenali së fundmi po interesohet seriozisht për Nainggolanin.

Radja Nainggolan. (Photo / Images)

Në garë gjithsesi mbetën edhe dy skuadrat tjera të mëdha Chelsea dhe Manchester United që edhe më parë kanë kërkuar shërbimet e mesfushorit.

Roma e çmon shumë yllin e tyre dhe duket e vështirë se do ta lë të largohet në verë.

Gjithsesi çmimi momental i belgu shkon deri në 65 milionë euro.

29-vjeçari këtë edicion ka realizuar katër gola me Romën dhe ka dhuruar nëntë asistime.

Ish-futbollisti i Cagliarit ka një kontratë me Giallorosët deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/