Kylian Mbappe është bërë një emër i nxehtë i afatit kalimtar veror.
Sulmuesi i talentuar francez ka ‘ndezur’ këtë vit me Monacon, duke u bërë i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane.
Sipas L’Equipe, Arsenali është ekipi i fundit që i është bashkuar garës për të nënshkruar me yllin e Monacos, Mbappe, përcjell Telegrafi.
Talenti francez ka tërhequr interes nga shumë skuadra, me Real Madridin dhe Manchester Cityn, klubet që kishin lidhjet më të forta me lojtarin deri më tani.
Por, me Arsene Wengerin që vazhdoi kontratën përsëri, duket se Topçinjtë janë të gatshëm të ofrojnë deri 100 milionë euro për të sjellë të riun në Emirates Stadium. /Telegrafi/