Telegrafi

Arsenali barazon rezultatin ndaj Chelseat me dy gola të shpejtë

Alvaro Morata gjatë një dueli me Alex Iwobi dhe Granit Xhakan (Foto: Getty Images)

Arsenali ka barazuar rezultatin në 2-2 ndaj Chelseat në xhiron e dytë të Ligës Premier .

I pari që shënoi për Topçinjtë ishte Henrikh Mkhitaryan në minutën e 37-të.

Ndërsa katër minuta më vonë armeni asistoi edhe te goli i Alex Iwobit.

Vlen të theksohet se Aubamyean kishte një shans të mirë për të kaluar Arsenalin në epërsi në minutën e 43-të, por gjuajti jashtë portës. /Telegrafi/