Telegrafi

Arsenali barazon në udhëtim te CSKA, por kalon në gjysmëfinale falë fitores së thellë në Emirates

Arsenali ka barazuar në takimin e dytë të çerekfinaleve të Ligës së Evropës nga CSKA Moskow me rezultat 2-2, por ka kaluar tutje në gjysmëfinale.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, për nga menaxhimi i topit dhe rasteve, por vendasit ishin ata të cilët gjeten golin.

Luhej minuta e 39-të e ndeshjes kur sulmuesi Fedor Chalov shënon nga afërsia për 1-0 pas një topi të kthyer nga portieri Petr Cech dhe dërgon skuadrën e tij në pushim me epërsi prej një goli.

Chalov hapi rezultatin (Foto: Europa League/Twitter)

Me të filluar pjesa e dytë, CSKA-ja gjen edhe golin e dytë me anë të Kirill Nababkin (50′), i cili shënoi për 2-0.

Pas këtij goli të pranuar, Arsenali futet në panik pasi edhe një gol tjetër do t’i eliminonte dhe Arsene Wenger bën disa ndryshime.

Në minutën e 75-të në skenë del Danny Welbeck, i cili shënon për ngushtimin e rezultatin në 2-1 dhe qetëson skuadrën e tij.

Welbeck siguroi kualifikimin e Arsenalit (Foto: Arsenal/Twitter)

Deri në fund të takimit pati edhe disa raste tjera nga të dyja skuadrat, por ishin përsëri mysafirët londinez që gjetën rrugën e rrjetës me anë të Aaron Ramsey (90+) dhe ndeshja përfundoi me barazim 2-2.

Megjithatë, ky barazim nuk iu ndihmon rusëve të CSKA-së, pasi Arsenali fitoi në Emirates me rezultat 4-1 dhe në fund kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me rezultat përfundimtar 6-3. /Telegrafi/