Site icon Telegrafi

Arsenali arrin ta eliminojë Newcastlen në vazhdime nga FA Cup

Arsenali e ka eliminuar Newcastlen në FA Cup në rrethin e 1/16 të finales, por vetëm pas kohës shtesë me rezultat 2-0.

The Gunners e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Pierre-Emerick Aubameyang që në minutën e 25-të testoi Martin Dubravkan që ishte i sigurt.

Willian më pas kishte një tjetër shans të artë nga fundi i pjesës së parë, mirëpo dështoi të konkretizonte atë.

Newcastle ishte më kërkuese në pjesën e dytë, duke rrezikuar në minutën e 56-të me anë të Andy Carrollit, por që dështoi nga afërsia.

Joseph Willock kishte mundësinë që të përfundonte takimin, mirëpo Dubravka ia ndaloi për mrekulli goditjen me kokë.

Në minutën e 72-të, Nicolas Pepe lëshoi një goditje të fuqishme, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën e majtë.

Ndeshja shkoj më pas në vazhdime, e që aty u prodhuan dy gola që ishin në favor të Topçinjtë, me Emile Smith Rowe shënoi në minutën e 109-të dhe Aubameynag (117′), për të arritur kështu kalimin në 1/16 e finales. /Telegrafi/

Exit mobile version