Telegrafi

Arsenali arrin marrëveshje me Monacon, Lemar në janar bëhet topçi

Mediat angleze raportojnë se Arsenali ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze, Monaco, për transferimin e talentit Thomas Lemar.

Reprezentuesi francez thuhet se ka përfunduar kushtet personale me Topçinjtë para mbylljes së afatit veror të transferime.

Me 21-vjeçarin të vendosur për të nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 250,000 prej funteve në javë.

Lexo po ashtu Wenger e konfirmon: Kemi ofruar 100 milionë për Lemarin

Por, sipas Daily Star, tani edhe Arsenali ka rënë dakord me Monacon për nënshkrimin me Lemarin në afatin kalimtar të transferimeve të janarit, por shifra nuk është bërë publike.

Afrimi i Lemarit ka vënë në horizont largimin e Alexis Sanchez gjatë dimrit, pasi kontrata e tij që do të skadojë në verën e vitit 2018, por kështu nuk mendon edhe mediumi anglez që e sheh kilianin në skuadër edhe pas janarit. /Telegrafi/