Arsenali dhe Bologna thuhet se kanë arritur përfundimisht një marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit italian, Riccardo Calafiori.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Arsenali tani ka arritur një marrëveshje me Bologna për nënshkrimin e Calafiorit.
Topçinjtë kanë rënë dakord për një tarifë transferimi prej 40 milionë euro së bashku me 5 milionë euro bonuse të mundshme të lidhura me performancën.
🚨🔴⚪️ EXCL: Arsenal and Bologna have reached an agreement for Riccardo Calafiori, after breakthrough revealed earlier!
Understand fee is €40m plus €5m add-ons and sell-on clause.
Final step needed: Basel and Bologna to agree 50% sell-on payment terms, then… here we go! 🏁 pic.twitter.com/ueCZ3XOu5f
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 20, 2024
Ekziston gjithashtu një klauzolë shitjeje e futur në marrëveshje nga Bologna pasi ata do të dëshironin një pjesë të çdo tarife që Arsenali merr për shitjen e mundshme të mbrojtësit në të ardhmen.
Duhet një hap tjetër që kjo marrëveshje të finalizohet. Kjo ka të bëjë me marrëveshjen e Bolognës për kushtet e pagesës me FC Basel, nga e cila kishin nënshkruar Calafiorin.
Mbrojtësi italian tashmë ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Mikel Artetës dhe është i etur për të bërë kalimin sa më shpejt që është e mundur. /Telegrafi/