Site icon Telegrafi

Arsenali, 30 milionë euro për Turan

Skuadra angleze Arsenal është duke përgatitur ofertën prej 30 milionë euro për Arda Turan, raportojnë mediat turke dhe ato spanjolle.

Futbollistit 30-vjeçar i është bërë me dije se nuk është më i dëshirueshëm në Barcelonë.

“Topçinjtë” janë afër marrëveshjes me futbollistin turk, në mënyrë që ai të bashkohet në radhët e Arsene Wenger.

Arsenali e ka marrë seriozisht afatin kalimtar veror.

Exit mobile version