Aston Villa ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Arsenalit në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.
Me Mikel Artetan që nuk mundi ta ndjekë këtë ndeshje nga stoli, Arsenali vuajti për të krijuar raste shënimi për gol.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e shtatë të takimit, ku autor i golit ishte John McGinn i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Leon Baileyt.
https://twitter.com/vartatico/status/1733541699354239131
“Topçinjtë” reaguan pas pësimit të golit dhe kishin mundësi për të barazuar me Gabriel Martinellin dhe Martin Odegaard, por Emiliano Martinez nuk lejoi që të mposhtej.
Leading by one. 👊 pic.twitter.com/S8XiZIw1Zu
— Aston Villa (@AVFCOfficial) December 9, 2023
Pjesa e dytë ishte mjaft e varfër sa i përket rasteve për gol pasi asnjëra skuadër nuk arriti të krijojë ndonjë mundësi të mirë për të shënuar.
Aston Villa e menaxhoi mirë avantazhin e krijuar gjatë pjesës së parë duke mos lejuar Arsenalin që të rrezikojë portën e tyre.
Kjo ishte humbja e parë për Arsenalin pas katër fitoreve rresht në Ligën Premier, teksa xhiron e radhës do të jenë nikoqir të Brightonit në “Emirates”.
Ndërkohë, për të besuarit e Unai Emery kjo ishte fitorja e dytë brenda tri ditëve pasi paraprakisht në mesjavë mposhtën Manchester Cityn po ashtu me rezultat minimal 1-0.
Aston Villa me këtë fitore zbut diferencën në vetëm një pikë me Arsenalin që gjendet në pozitën e dytë me 36 pikë, ndërsa Aston Villa një pozitë më poshtë me 35 sosh./Telegrafi/