Arsenali i ka dërguar skautët që të përcjellin mesfushorin e talentuar të Red Bull Salzburg, Naby Keita.
Lajmin e ka konfirmuar SportNET, gazetë e cila shkruan se ”topçinjtë” do ta transferojnë lojtarin gjatë verës.
Mesfushori nga Guinea ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 8 asistime për skuadrën austriake këtë sezon.
Ekipi londinez po kërkon edhe shërbimet e Edinson Cavanit si mesfushorit shqiptar të Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka. /Telegrafi/