Telegrafi

Arsenal – Valencia, formacionet e mundshme të gjysmëfinales në Ligën e Evropës  

Arsenali dhe Valencia do të ndeshen mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të vlefshme për Ligën e Evropës.

Topçinjtë janë nikoqir të Los Che në takimin e parë gjysmë final, i cili do të zhvillohet në Emirates nga ora 21:00.

Ekipi i Unai Emeryt vjen pas eliminimit që i bëri Napolit dhe synon t’i shkojë deri në fund garës për të fituar trofeun.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës së Evropës

Në këtë ndeshjes spanjolli pritet të startojë me ekipin e tij më të mirë, por me një ndryshim në portë, ku Petr Cech pritet të luaj në vend të Bernd Lenos.

Në anën tjetër edhe ekipi spanjoll ka synimin e njëjtë dhe do të tentojë të marr rezultat pozitiv në Londër, duke startuar me formacionin më të fortë.

Lexo po ashtu Xhaka: Puna me italianët është kryer, tani radhën e kanë spanjollët

Te Arsenali nga minuta e parë pritet të luaj Granit Xhaka, ndërsa Shkodran Mustafi do ta fillojë nga banka.

Arsenal: Cech; Maitland-Niles, Sokratis, Koscielny, Monreal, Kolasinac; Torreira, Xhaka, Ozil; Lacazette, Aubameyang

Valencia: Neto; Wass, Garay, Gabriel, Gaya; Torres, Coquelin, Parejo, Guedes; Gameiro, Mina

/Telegrafi/