Disa nga klubet e Ligës Premier janë të interesuara që të futen në garë për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.
De Ligt është në bisedime të avancuara me Barcelonën dhe flitet për një kalim të tij të mundshëm në verë, shkruan Mundo Deportivo.
Por siç duket katalunasit do të hasin në konkurrencë të fortë nga klubet angleze.
Arsenal, Manchester City dhe Manchester United, janë të hapura që t’i fillojnë bisedimet me të riun e Ajaxit.
Klubet angleze i favorizon fakti që lojtari ka paska hezitim që të shkojë te Barcelona.
Ai mendon që nuk do të ketë minuta të mjaftueshëm që të luajë të Barcelona.
Barca, megjithatë, është e gatshme që ta sigurojë lojtarin dhe ta lirojë në huazim. /Telegrafi/