Dënimi me tri ndeshje moslojë për mbrojtësin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, është anuluar pasi një komision i pavarur rregullator mbështeti apelin e Arsenalit.
Ky njoftim u konfirmua të martën mbrëma nga Federata Angleze e Futbollit (FA).
Lewis-Skelly, 18-vjeçari, ishte ndëshkuar fillimisht me tre ndeshje pezullim pasi u dha karton i kuq direkt në ndeshjen e shtunën kundër Wolverhampton, të cilën Arsenali e fitoi 1-0.
Incidenti ndodhi kur Lewis-Skelly bëri një faull ndaj Matt Dohertyt, i cili u vlerësua si një ndërhyrje e rëndë nga gjyqtari Michael Oliver.
Vendimi i gjyqtarit u miratua edhe nga sistemi VAR, megjithëse shumë kritika u drejtuan drejt vendimit të Oliver, i cili u kritikua ashpër dhe madje u abuzua verbalisht pas ndeshjes.
Megjithatë, Arsenal besonte se dënimi ishte i padrejtë dhe vendosi të apelojë.
Një komision i pavarur i FA pranoi argumentet e klubit, duke anuluar pezullimin dhe duke lejuar që Lewis-Skelly të kthehet në fushë menjëherë.
Ky vendim është një fitore për Arsenal, pasi klubi do të mund të përdorë talentin e ri në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/