Lyon para pak çastesh ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Mariano Diaz.
Kjo ka bërë që çelet edhe rruga për largimin e sulmuesit francez Alexandre Lacazette.
Ky i fundit sipas medieve angleze brenda disa ditëve do të kaloi te skuadra e Arsenalit, transmeton Telegrafi.
Londinezët për blerjen e reprezentuesit francez do të paguajnë shumën rekord prej 57 milionë funtesh.
Kujtojmë se blerja më e shtrenjtë e skuadrës londineze mbetet Mesut Ozil me 39.9 milionë funte, i cili pasohet me 38.2 milionë funte nga Granit Xhaka. /Telegrafi/