Site icon Telegrafi

Arsenal rrit ofertën për Lemarin

Arsenali është duke planifikuar të sjell edhe një përforcim të ri.

Londinezët janë të gatshëm të ndajnë 60 milionë euro për mesfushorin Thomas Lemar.

Por, Monaco tashmë i ka bërë të ditur njëherë Arsene Wengeri se futbollisti nuk është në shitje.

Se sa i rëndësishëm për skuadrën franceze ishte Lemar tregoi edhe ndeshja e mbrëmshme, ku ishte një ndër lojtarët kryesor të fitores me rezultat 3-2 kundër Touloses.

Ndryshe, Arsenal është në kërkim edhe të një mbrojtësi të krahut të majtë. /Telegrafi/

Exit mobile version