Telegrafi

Arsenal ngushton epërsinë, shënon Declan Rice

Arsenal ka gjetur rrugën e rrjetës në derbin londinez ndaj Chelseat që po zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”.

Ishte Declan Rice ai i cili shënoi gol në minutën e 77-të për të rihapur edhe një herë tjetër sfidën pas gabimit fatal të portier vendas Robert Sanchez.

https://twitter.com/centregoals/status/1715791706694598942

Rice iu bashkua këtë verë Arsenalit ndërsa kujtojmë se për shërbimet e tij ishin të interesuara shumë klube brenda dhe jashtë Ligës Premier./Telegrafi/