Telegrafi

Arsenal-Man Utd: Formacionet zyrtare, Xhaka nga fillimi

Arsenal vs Man Utd (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Derbi i xhiros së 30-të në Ligën Premier është ai mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit.

Djajtë e Kuq po kalojnë në një formë diçka më të mirë se Topçinjtë, por këta të fundit në këtë ndeshje kanë ndihmën e publikut vendas.

Të dy skuadrat kanë disa mungesa, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Arsenal: Leno; Maitland-Niles, Koscielny, Sokratis, Monreal; Xhaka, Ramsey; Kolasinac, Ozil, Aubameyang; Lacazette.

Man Utd: De Gea; Shaw, Lindelöf, Smalling, Young; Matic, Pogba, Fred, Dalot; Rashford, Lukaku.

Aktualisht skuadra nga Londra renditet në vendin e katër me 58 pikë, një më shumë se ajo nga Mançesteri.

Derbi i parë sezonal mes këtyre dy skuadrave kishe përfunduar me rezultat 2-2. /Telegrafi/