Telegrafi

Arsenal – Man City, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së FA Cup – Dy shqiptarë nga minuta e parë

Arsenali dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA.

Topçinjtë dhe Qytetarët do të ndeshen mes vete në një ndeshje të zjarrtë gjysmëfinale, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në Wembley.

Sikurse ekipi i Mikel Artetas, ashtu edhe ai i Pep Guardiolas synojnë fitore në këtë ndeshje, pasi të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me më të mirët.

Te vendasit, dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi luajnë nga minuta e parë.

Ndryshe, në këtë fazë të Kupës FA zhvillohet vetëm një ndeshje dhe fituesi kalon në finale.

Në finale, fituesi do të pres fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale në mes të Chelseat dhe Manchester Unitedit.

Arsenal: Martinez; Mustafi, Luiz, Tierney; Bellerin, Xhaka, Ceballos, Maitland-Niles; Pepe, Lacazette, Aubameyang; 

Man City: Ederson, Walker, Garcia, Laporte, Mendy, Gundogan, D Silva (C), De Bruyne, Mahrez, Jesus, Sterling.

/Telegrafi/