Telegrafi

Arsenal – Man City: Formacionet zyrtare, Emery starton me Xhakën dhe Mustafin

Arsenali dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Topçinjtë janë nikoqir të Qytetarëve në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të kampionatit anglez.

Ndryshe, ky takim i cili është paraparë të zhvillohet në Emirates nga ora 17:00 është edhe derbi i javës në Ligën Premier.

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery ka vendosur të debutoj në Ligën Premier më një formacion që mendon se është më i mirë, ashtu sikurse edhe Pep Guardiola.

Dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi luajnë të dy titullar në këtë ndeshje.

Arsenal: Cech; Bellerin, Mustafi, Sokratis, Maitland-Niles; Ramsey, Guendouzi, Xhaka; Mkhitaryan, Aubameyang, Ozil.

Man City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Mendy, Fernandinho (C), Gündogan, Bernardo, Mahrez, Sterling, Agüero

/Telegrafi/