Arsenali duket se nuk dëshiron t’i humbasë lojtarët më të mirë të skuadrës.
Kjo pasi së fundmi klubi londinez ka filluar bisedimet për vazhdimin e kontratës me mesfushorin, Aaron Ramsey.
Ylli i Përfaqësueses së Uellsit shihet si e ardhmja e klubit dhe ‘Topçinjtë’ e dëshirojnë edhe për shumë vite në Londër.
Sipas medieve angleze, Ramsey gjithashtu dëshiron të vazhdoi kontratën me klubin e tij.
Bisedimet tanimë kanë filluar për një kontratë të re e cila pritet të vazhdohet deri në vitin 2022.
Kontrata aktuale e Ramseyt skadon në qershor të vitit 2018.
26-vjeçari pritet të fitojë rreth shtatë milionë funte në stinor me kontratën e re.
Ai është pjesë e Arsenalit që nga stinori 2008/2009. /Telegrafi/