Site icon Telegrafi

Arsenal dhe PSG në garë për Carvalhon

William Carvalho është futbollisti që i ka futur në një garë dy skuadrat e njohura evropiane, Arsenal dhe Paris Saint Germain.

Mesfushori qendror i Sporting Lisbonës, ka pasur paraqitje të mira këtë edicion në elitën e futbollit portugez.

Por 23-vjeçari ka kërkuar një aventurë të re nga viti i ardhshëm dhe pritet që të largohet nga skuadra amë.

Mediat në Angli kanë raportuar se ai është vënë në shënjestrën e londinezve të Arsenal.

Por për t’i siguruar shërbimet e tij Arsenal duhet ta mposhtë konkurrencën e PSG-së, ndërsa Sporting Lisbona kërkon 25 milionë euro për të. /Telegrafi/

Exit mobile version