Arsenal ka luajtur baras me rezultat 2-2 ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit anglez.
Ndonëse të dyja ekipet po përballen me disa mungesa, kjo nuk ndikoi aspak në ritmin e lojës që ishte i kënaqshëm pas pjesës së parë.
Të parët që gjetën golin ishin vendasit të cilët realizuan për rezultatin 1-0 në minutën e nëntë me Bukayo Saka.
Liverpooli pati një rast të mirë shënimi në minutën e 15-të me Mohamed Salah i cili nuk e shfrytëzoi siç duhet gabimin e Mikel Merinos.
Për të vendosur baraspeshën në këtë derbi u përkujdes Virgil Van Dijk i cili me kokë shënoi për 1-1 në minutën e 18-të.
Virgil van Dijk levels it up on his 100th appearance as Liverpool captain 💪 pic.twitter.com/3qE3HmUqCU
— B/R Football (@brfootball) October 27, 2024
Në minutën e 32-të Gabriel Martinelli u rrëzua brenda zonës dhe vendasit kërkuan penallti, por VAR-i konfirmoi se nuk kemi të bëjmë me asgjë të parregullt.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Mikel Merino arriti të shënojë për ta rikthyer epërsinë e Arsenalit në 2-1.
🔴⚪️🇪🇸 First goal since joining Arsenal in August for Mikel Merino! ✨ pic.twitter.com/7MdjC27zuj
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 27, 2024
Të besuarit e Arne Slot ia dolën të gjejnë sërish golin në pjesën e dytë dhe këtë e bën me Mohamed Salah i cili në minutën e 81-të shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit 2-2.
Pas këtij barazimi Liverpooli mbetet në pozitën e dytë me 22 pikë të grumbulluara, teksa Arsenali ngjitet në pozitën e tretë me 18 sosh./Telegrafi/